Lajmet

“Zuckerbergu” rus nuk ka pranuar që të japë të dhënat private të protestuesve në Ukrainë

Publikuar , 18 Prill 2014
0
“Zuckerbergu” rus nuk ka pranuar që të japë të dhënat private të protestuesve në Ukrainë

10536888854_12ba60b23a_b.0_standard_640.0A ka përdorur qeveria ruse median sociale për të spiunuar protestuesit nga Ukraina? Sipas Pavel Durov, që është themelues i “klonit” rus të rrjetit social Facebook, VK, përgjigja është po. Durov thotë që në dhjetor të vitit 2013, shërbimi FSB rus i kërkoi atij që të jepte të dhëna private për organizatorët e grupit Evromaydana, që është një grup i rëndësishëm në protestat që përfundimisht e detyruan presidentin e Ukrainës që të japë dorëheqje dhe të largohej nga vendi.

Durov refuzoi, duke thënë që qytetarët e Ukrainës nuk janë nën juridiksionin rus, por ai thotë që kjo i kushtoi atij me rënie e vlerës së aksioneve të veta në kompani. “Unë nuk pendohem për asgjë,” shkroi Durov në një postim. “Unë ende kam diçka më të rëndësishme, një ndërgjegje të pastër dhe ideale që dua ta mbroj.” Në një postim më vonë, ai tha që një prokuror po ashtu i bëri atij presion që ta bënte mbylljen e një grup anti-korrupsion, kërkesë kjo të cilën ai po ashtu e refuzoi.

Ai dha dorëheqje si CEO më 3 prill, duke deklaruar se ndryshimet e kishin vështirësuar udhëheqjen e kompanisë, por ai iu rikthye rolit pas më pak se një jave, duke thënë që ishte shumë i shqetësuar rreth “asaj që mund të ndodh për VKontakte pas largimit tim”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook pagoi kontraktues të jashtëm për transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve

Lajmet e fundit>