Biznes

Zvicra “e frikësuar” në fushën e dixhitalizimit: Ajo që po ndodh në Kinë dhe SHBA na trembë

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2022
CEO i CSEM, Alexandre Pauchard tha se edhe në Evropë, shumë para po investohen në teknologjitë dixhitale. Zvicra “e frikësuar” në fushën e dixhitalizimit: Ajo që po ndodh në Kinë dhe SHBA na trembë

“Dixhitalizimi po bën hapa gjigantë. Zvicra, vendi i SME-ve, ka frikë se do të mbetet pas”.

Kështu ka filluar artikullin “MSN”, e cila tha se shpenzimet e industrisë në Zvicër për kërkime dhe zhvillim janë në rënie.

CEO i CSEM, Alexandre Pauchard tha se edhe në Evropë, shumë para po investohen në teknologjitë dixhitale.

“Edhe në Evropë, shumë para po investohen në teknologjitë dixhitale. Në të njëjtën kohë, për Zvicrën, si vend jashtë BE-së, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të marrë pjesë në këtë hulumtim. Për shembull, me “Digital Europe”, një program që do të ishte shumë i rëndësishëm për ne, jemi jashtë. Ne po flasim për një program që ka 7.5 miliardë euro në dispozicion midis 2021 dhe 2027 dhe që ka të bëjë me superkompjuterët dhe inteligjencën artificiale”.

Ai the se kur sheh që SHBA, Kina dhe Evropa po investojnë në dixhitalizim, të tremb.

“Kontributet e Konfederatës në CSEM janë rritur pak. Megjithatë, kur sheh shumat që SHBA, Kina dhe Evropa po investojnë në dixhitalizim, të tremb. Ajo që po ndodh në Kinë është e madhe. Çdo vit, rreth 70,000 studentë të doktoratës në fushën dixhitale largohen nga universitetet. Në SHBA ka vetëm 40,000 dhe prej tyre vetëm 15,000 janë amerikanë. Edhe pjesa tjetër vjen nga Azia”, tha ai.

Ai më tej tha se Zvicra nuk mund të konkurrojë me Kinën apo SHBA-në.

“Lufta në Ukrainë, ngrohja globale, ka shumë arsye për pesimizëm për momentin”.

/SHQIP.com

LEXO EDHE:  Samsung nxjerr në shitje monitorin monstruoz gaming