Analiza

Zvicra, nga një vend Alpin në një superfuqi inovacioni

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Shkurt 2020
0
Çdo vit në Zvicër 300 startupe të reja themelohen, një perspektivë e qartë e një inovacioni që vetëm fuqizohet dita ditës. 22 miliardë franga investime në Kërkim dhe Zhvillim çdo vit janë provë e qartë e këtij suksesi. Zvicra, nga një vend Alpin në një superfuqi inovacioni

Një vend i vogël mes Alpeve të cilit i mungon ato më baziket siç është lënda e parë, Zvicra nuk ka gjetur zgjidhje tjetër vetëm se të inovojë në kërkim të burimeve alternative të të ardhurave nga agrikultura, tek turizmi dhe sektori i shërbimeve.

Deri në shekullin e 18 Zvicra njihej për alpet, bujqësinë dhe blegtorinë. Sot 200 vite më pas Zvicra njihet për kapacitetin e saj inovativ dhe ekonominë e fortë.

Zvicra e së kaluarës që nuk e njohim sot

Në Zvicër për herë të parë femrat fituan të drejtën e votës në referendumin e Shkurtit 1971 ndërsa një tjetër referendum 11 vite më parë u rrëzua.

Duke i munguar burimet natyrore, Zvicra ka qenë e detyruar të inovojë. Duke qenë se kishte të bënte me një treg të vogël dhe të fragmentuar, kompanitë Zvicerane duhej të shikonin jashtë për produkte transmeton PCWorld.al.

Por duke qenë se vendi u kursye nga Lufta e Dytë Botërore, ishte në një pozicion të shkëlqyer për të përfituar nga rindërtimi i pas luftës. Pikat e forta të Zvicrës ishin politikat liberale në ekonomi dhe tradita në punë të palodhshme, dedikim dhe edukim.

Vendi u themelua si shtet federal në 1848 dhe shumë refugjatë politikë nga monarkitë absolutiste të Evropës gjetën strehim në Zvicër. Shumë prej tyre ishin profesorë në Gjermani të cilët ndihmuan në ndërtimin e universiteteve.

Nga shekulli i 16 deri në 18 valët e emigrimi të Protestantëve në Francë në mesin e tyre kishin edhe individë të pasur dhe të aftë.

Me fillimin e epokës së industrializimit dhe përshpejtimit të tij në gjysmën e shekullit të 19, Zvicra erdhi dhe u bë një prej destinacioneve të emigrantëve nga kërkesa e lartë për punë.

LEXO EDHE:  Samsung Space Gaming 32-inç zë pak hapësirë për një monitor lojërash

Rruga drejt inovacionit

Që prej 2008 standardi që përcakton vendet më inovative në botë është një raport i lëshuar nga Universiteti Cornell, INSEAD dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale.

Dhe për 9 vitet e fundit Zvicra është renditur e para. Vendi i vogël Evropian ka qëndruar në krye sepse udhëheq për nga numri i patentave teknologjike dhe programeve universitare të cilat rrisin talente.

Hulumtuesit e fushave të ekonomisë besojnë se është historia e një imigracioni të fortë mes shekujve 16 dhe 18 që kanë hedhur themelet e mirëqenies që po jetojnë sot.

Sektori i biznesit në Zvicër është ndër më të mirët dhe me performancën më të lartë në botë. Por mënyra sesi Zvicra bën biznes gjithashtu është inovative shkruan PCWorld.al.

Mendjet Zvicerane ushqehen nga disa prej universiteteve më të miria në Evropë. 3 nga 10 universitetet më të mira në Evropë i përkasin Zvicrës. Universiteti Politeknik Federal Ecole i Luzanës është i 5-ti më i mirë në kontinent. Universiteti i Zyrihut dhe ETH Zyrih renditen në vendin e 9 dhe të 10.

Një kombinim i një i një tradite në sipërmarrje dhe investimi i vazhdueshëm në mendjet e ardhshme inovative kanë bërë që vendin të dominojë statistikat e raportet e inovacionit.

Një histori plot shpikje

Zvicra ka numrin më të lartë të patentave krahasuar me numrin e banorëve në Evropë. Konkretisht 956 patenta për 1 milionë banorë Zvicra lë pas Holandën, Suedinë dhe Danimarkën të cilët së bashku numëron 400 patenta për 1 milionë banorë.

Përkushtimi ndaj inovacionit përshkruhet më së miri në Shfaqjen e Shpikjeve, një eveniment vjetor që organizohet në Gjenevë dhe shpikësit prezantojnë produktet e tyre përballë investitorëve. Investimet në sektorin e ICT dhe startupe janë rritur me 120% në 2019-ën ndërsa në 2018-ën për herë të parë i kaloi shifrat e 1 miliardë frangave. Pjesa më e madhe e investimit po shkon drejt bioteknologjisë, teknologjisë mjekësore dhe shëndetit dixhitalë.

LEXO EDHE:  Gratë Shqiptare përdorin më pak internetin por blejnë online më shumë sesa burrat

Çdo vit në Zvicër 300 startupe të reja themelohen, një perspektivë e qartë e një inovacioni që vetëm fuqizohet dita ditës. 22 miliardë franga investime në Kërkim dhe Zhvillim çdo vit janë provë e qartë e këtij suksesi.

Si do të qëndrojë Zvicra inovative edhe për vitet e ardhshme?

Nëse vendi Alpin dëshiron të qëndrojë i suksesshëm duhet të sigurojë kushtet e nevojshme që inovacioni të ushqehet. Një prej strategjive më të suksesshme të viteve të fundit të Zvicrës ka qenë rregullimet e tregut të cilat favorizojnë biznesin dhe nivelet e moderuara të taksimit së bashku me aksesin e lirë në tregjet e huaja.

Kompanitë dhe universitetet Zvicerane rekrutojnë punonjës të aftë dhe studentë nga vendet e huaja përfshirë edhe ato jo-Evropiane.

Shëndeti Dixhital, Blockchain, Qeverisje e mirë

Industria e bio-farmaceutikës dhe shëndetit dixhital punëson në mënyrë të direkte dhe indirekte 150,000 njerëz duke kontribuar 6% të GDP dhe 30 të eksporteve të vendit. Sot është një qendër global e kompanive farmaceutike më në zë në botë dhe përshkruar si “Health Valley.”

Por Zvicra konsiderohet edhe si “Crypto Valley” e cila ofron një ambient miqësore për bizneset, mbrojtje për investitorët dhe taksa të arsyeshme për ICO dhe STO. Shtëpia e Ethereu, ICO në Zvicër janë të mirëpritura përsa kohë regjistrohen panë autoriteteve financiare.

Që nga 14 Dhjetori qeveria Zvicerane publikoi bazën ligjore për DLT dhe Blockchain duke konsoliduar statusin e vendit si lider në teknologjinë e re.

Zvicra gjithashtu njihet për traditat e saj humane, neutralitetin dhe është shtëpia e shumë institucioneve ndërkombëtare si OKB, UNHCR, OBSH etj. Por vendit është gjithashtu një demokraci 728 vjeçare e cila ka jetuar në paqe si një konfederatë mes tre kantonesh shumë kulturore dhe gjuhësore. Demokracia Direkte dhe Përfaqësuese janë instrumentet themelore të suksesit të Zvicrës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me specifikat e çmendura të Galaxy S20