Blog

Zvicra prezanton sistemin e kontrollit të trafikut të dronëve

Mar 7 2018
0 Shpërndarje
Sistemi kombëtar i menaxhimit të mjeteve ajrore pa pilot do të jetë i pari i këtij lloji në kontinentin evropian. Projekti nisi si një bashkëpunim midis Shërbimit të Navigacionit ajror zviceran dhe AirMap, një platformë menaxhimi të hapësirë ​​ajrore të dronëve e bazuar në Kaliforni. Zvicra prezanton sistemin e kontrollit të trafikut të dronëve

Sistemi zvicerian do të jetë sistemi i parë që aplikon të ashtuquajturën U-space e cila është një infrastrukturë digjitale europiane me synim shmangien e aksidenteve të shkaktuar nga dronet. Faza e testimit do të nisi në qershor 2018, sipas Agjensisë Zviceriane të lajmeve.

Sistemi kombëtar i menaxhimit të mjeteve ajrore pa pilot do të jetë i pari i këtij lloji në kontinentin evropian. Projekti nisi si një bashkëpunim midis Shërbimit të Navigacionit ajror zviceran dhe AirMap, një platformë menaxhimi të hapësirë ​​ajrore të dronëve e bazuar në Kaliforni.

Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, të dyja kompanitë paraqitën planet e tyre për të krijuar një “U-Space” që përfshin regjistrimin e dronit, kufijtë virtuale me GPS të njohur si geofences dhe alarme në kohë reale për pilotët të cilët do të jenë të lidhur me shërbimet Zvicerane të kontrollit të trafikut ajror.

Sistemi i kontrollit do t’i sigurojë dronëve “akses të sigurtë në qiellin zviceran”, duke shtuar se pritet që sistemi të jetë “plotësisht funksional” në verën 2019.

Një projekt i tillë do të jetë një “katalizator” për rritjen e ekonomisë së droneve në Zvicër, e cila tashmë po lulëzon. Sipas njoftimit për shtyp, numri i kërkesave të fluturimeve me drone të marra nga Skyguide është rritur dhjetë herë që nga viti 2013.

Tags >

Zvicër
Lajmet e fundit>