Softuer

Zynga paraqet 10 produkte të reja

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Zynga paraqet 10 produkte të reja

Ishte paraparë që do të ndodh dhe tani edhe ndodhi – Zynga po sjell në jetë “CastleVille” në Facebook dhe platformat e saja të reja argëtuese sociale janë përfshirë gjithashtu në këtë debutim, bashkërisht me disa tituj tjerë. 

Në ngjarjen “Zynga Unleashed” të mbajtur në San Francisco, themeluesi i Zynga dhe CEO Mark Pincus ka përmendur lojërat në fjalë gjatë prezantimit të tij. Drejtori kreativ i Zynga, BIll Jackson më vonë mori skenën dhe foli rreth veçorive të reja të CastleVille dhe disa prej elementeve më interesante të kësaj loje, duke përfshirë këtu edhe karakteret, tregimet e reja dhe një stil të ri të artit. Në titullin e parë, muzika e CastleVilel është incizuar nga një orkestër live. 

Zynga Casion, në anën tjetër është një lojë e tipit të bixhozit që përfshinë Zynga Poker dhe Zynga Bingo. E një titull tjetër që është përmendur është edhe  Hidden Chronicles, që pritet të paraqitet në të ardhmen e afërt. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 premton rritje të ndjeshme të performancës për iPhone

Lajmet e fundit>