Lajmet

Zynga shton më tepër zhvillues për të rritur të ardhurat

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
Zynga shton më tepër zhvillues për të rritur të ardhurat

Ndërmarrja Zynga që është prodhuesi më i madh i lojërave që lidhen me Ueb faqen e ndërmarrjes Facebook, shtoi nëntë shkarkues në portofolin e vet të publikimit të 24 ndërmarrjeve, duke vendosur kështu një burim të ri të të ardhurave për këtë ndërmarrje.

Katër lojëra nga zhvilluesit e jashtëm së fundi ishin në dispozicion, të cilat lojtarët mund t’i vizitojnë në vend se t’i hapin ato në Facebook, tha Rob Dyer, zëvendës kryetar i publikimit për Zynga.

Ndërmarrja ka zgjedhur lojërat, duke përfshirë një stimulues të golfit në miniaturë dhe veglës për dizajn mode, që dallojnë nga lojërat që për momentin janë në zhvillim nga krijuesi i “FarmVille”, tha ai në konferencën për media në selitë e ndërmarrjes në San Francisko.

“Ne duam zhanre të cilat Zynga nuk është duke i bërë,” tha në një intervistë, Dyer, i cili është një ish ekzekutiv i biznesit PlayStation të ndërmarrjes Sony. “Ne e përshkruajmë këtë në faza të zvarritjes, ecjes dhe vrapimit. Ne sapo kemi filluar të vrapojmë.”

Analistët e kanë kritikuar Zyngan për të qenit shumë e mbështetur për përfitimet e veta në Facebook. Facebook, përgjatë shërbimit të vet Credits, do të mbulojë transaksionet për këto lojëra, ashtu siç bën për produktet e vet Zyngas. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Seria 4 Apple Watch sjell një ekran më të madh dhe një skaner EKG të integruar

Lajmet e fundit>