Lajmet

Zyra amerikane e patentave refuzon kërkesën e Google për ta bërë termin “Glass” markë tregtare

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Zyra amerikane e patentave refuzon kërkesën e Google për ta bërë termin “Glass” markë tregtare

vrp_068_googleglassdesign_still.0_standard_640.0Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke bërë përjashtime për përpjekjen e Google për ta bërë markë tregtare të veten fjalën “Glass” apo në shqip “Syze”. Gjiganti i kërkimit ka aplikuar për ta bërë markë tregtare vitin e kaluar, por The Wall Street Journal raporton që Zyra për Patenta dhe Marka Tregtare e SHBA-së është mbështetur në dy fusha.

Së pari, kjo do të shkaktonte një shpërqëndrim mes Google dhe markave të tjera tregtare softuerike dhe harduerike që e përdorin fjalën – SmartGlass i Microsoft-it për shembull – dhe së dyti, fjala “glass” është “vetëm përshkrim”. Termat e përgjithshëm në përgjithësi nuk mund të bëhen marka tregtare sipas ligjit federal.

Google – që me sukses ka arritur ta bëjë markë tregtare termin “Google Glass” – ka sfiduar arsyetimet e bëra nga zyra e markave tregtare. Avokatët e kësaj kompanie kanë dërguar një letër prej 1,928 faqeve, të mbushur me artikuj ku diskutojnë për pajisjet që mund të vishen, duke bërë përpjekje që t’iu tregojnë që konsumatorët nuk do të ishin të hutuar rreth natyrës së produktit.

Letra përfshin po ashtu edhe vlerësimin e zyrës së patentave për “glass” si “thjesht përshkrim”, duke e quajtur atë gjë si të pasaktë: “korniza dhe komponentët paraqitës të pajisjes Glass nuk përmbajnë aspak xham.” Zyra e patentave duhet të arrijë një vendim përfundimtar, por mund të themi që aplikimet për marka tregtare shpesh refuzohen, përpara se të merren parasysh. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Lajmet e fundit>