Lajmet

Zyrtare: Instagram vjen në Windows Phone

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Zyrtare: Instagram vjen në Windows Phone

windows-phone-instagramNokia lajmëroi ardhjen e Instagram në versionin e ri të tabletit Lumia 2520 Windows RT dhe smartfonit Lumia 1520 Windows Phone 8.

“Qëllimi jonë është të sjellim Instagram te kushdo që e përdor”- tha themeluesi i rrjetit social Kevin Systrom në një deklaratë. “Ne mezi presim të shohim komunitetin e Instagram ta përdor atë në Windows Phone.”

Përsa i përket Windows Phone ,suporti i Instagram është një çështje e rëndësishme. Pasi i bën të ditur zhvilluesve se është një platformë me kapacitet suportues të aplikacioneve më të rëndësishme.

Aplikacionet e palëve të treta përdoren si elementë të fuqishëm për të konkurruar apo për të marrë vlerësime në treg. Instagram nuk është aplikacioni i vetëm që po ndihmon Windows Phone, Flipboard dhe Vine janë gjithashtu drejt asaj rruge.

“Gjatë javëve të ardhshme” është një term jo fort i detajuar, por Nokia dhe Microsoft mezi presin ta sjellin Instragram drejt Windows Phone. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Lajmet e fundit>