Lajmet

Zyrtarët gjermanë kërkojnë që të mos përdoret Internet Explorer

Publikuar , 20 Shtator 2012
0
Zyrtarët gjermanë kërkojnë që të mos përdoret Internet Explorer

Zyrtarët gjermanë janë duke i përkrahur përdoruesit e uebit që të shmangin përdorimin e shfletuesit Internet Explorer derisa Microsoft të bëjë riparimin e një vrime që ka prekur shfletuesin.

Në një njoftim për shtyp gjatë kësaj jave, Zyra Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit (BSI) iu kërkoi përdoruesve të internetit që të gjejnë një shfletues alternativ derisa Redmondi të lëshojë një përditësim për të bërë arnimin e vrimës.

Microsoft së pari ngriti një paralajmërim gjatë ditës së hënë rreth këtij problemi dhe gjatë ditës së martë tha që do të lëshojë një arnim për të përmirësuar problemin “gjatë ditëve të ardhshme”.

“Derisa ne kemi parë vetëm disa përpjekje për të shfrytëzuar problemin, që ndikon në një numër shumë të kufizuar të njerëzve, ne jemi duke e ndërmarrë këtë hap proaktiv për të ndihmuar konsumatorët e Internet Explorerit që të jenë të mbrojtur dhe në gjendje të sigurtë të shfletojnë online,” -tha ndërmarrja në një postim në blog.

Kur të jetë në dispozicion, Microsoft premtoi që arnimi do të jetë “një zgjidhje e lehtë për t’u përdorur, një-klikim, me fuqi të plotë të cilën çdo përdorues i Internet Explorerit mund ta instalojë.” Përdoruesve nuk do ju kërkohet që të bëjnë një rifillim të kompjuterit.

Problemi prek versionet e Internet Explorer nga gjashtë deri në nëntë dhe kompjuterët që përdorin Windows XP, Vista dhe 7. Kompjuterët mund të infektohen thjesht për shkak të vizitimit të një uebfaqeje që përmban kod keqdashës.

Sipas Metasploit, ai do të mund të prekte deri në 41 për qind të përdoruesve të uebit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Eric Romand, i cili është këshilltar për siguri në IT në ZATAZ.com, kodi sulmues ishte gjetur në serverët e lidhur me një sulm të fundit në Java, tha Security Watch. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Kalifornia miraton ligjin i cili kërkon që pajisjet elektronike të kenë fjalëkalime unike

Lajmet e fundit>