Analiza

Zyrtari i rregullatorit të internetit kinez mirëpritet në kampusin e Facebook

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Zyrtari i rregullatorit të internetit kinez mirëpritet në kampusin e Facebook

A portrait of the Facebook logo in VenturaLu Wei, rregullatori kryesor i internetit kinez mund të mos mirëpresë Facebook ‘në shtëpinë e tij’, por ai është tërësisht i mirëpritur nga Facebook. Lu, ministri i departamentit të sulmeve kibernetike, ka vizituar kampuset e gjigantëve amerikan Facebook Inc., Apple Inc. dhe Amazon Inc sipas një raporti dhe disa fotove të postuara në faqen e qeverisë ditën e sotme.

Në kundërshtim me marrëdhëniet e Facebook me shtetin kinez, ku ka që në 2009 që ky rrjet social është bllokuar, Lu dhe themeluesi Zuckerberg përshëndetin njeri-tjetrin miqësisht e të buzëqeshur në gjuhën mandarine.

Gjatë vizitës në zyrën e Zuckerberg, Lu pikasi mbi tavolinën e tij një libër të presidentit kinez Xi Jinping dhe Zuckerberg i tha se e bleu këtë libër për punëtorët e tij që ata të dinin më shumë rreth socializmit në Kinë. Lu kishte fotografuar dhe pjesë të takimit të tij me shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook dhe CEO-n e Amazon Jeff Bezos. Kina mbetet një nga pengesat më të mëdha në qëllimin e Zuckerberg për të lidhur anë e mbanë botën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bitcoin në ditën më të mirë që nga Korriku, ngjitet mbi 4,000 dollarë

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>