Biznes

Zyrtarizohen ndryshimet në ligjin për portalet

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shkurt 2020
0
Nga 18 shkurti 2020 AKEP do të mund të vendosë gjobat ndaj portaleve që  parashikohen në në nenin 137. Zyrtarizohen ndryshimet në ligjin për portalet

Qeveria dhe mazhoranca socialiste kanë kryer një gjysmë tërheqje me mosvotimin e ndryshimeve në ligjit për mediat ndërkohë që kanë avancuar me rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe votimin e ndryshimeve në ligjin “Për  komunikimet elektronike  në  Republikën  e  Shqipërisë.

Gazetarët dhe shoqatat medias përfshirë OSBE dhe Komisionin Evropian përshëndetën tërheqjen e qeverisë nga votimi ligjit për shpifjet në seancën e janarit 2019 por nuk e kanë kuptuar se axhenda e Kuvendit ka avancuar me rrëzimin e dekretit nr. 11 414, datë 11.1.2020, të Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit nr. 92/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.  9918,  datë  19.5.2008,  “Për  komunikimet elektronike  në  Republikën  e  Shqipërisë””,  të  Ndryshuar.

Vendimi për dekretin e rrëzuar është botuar sot së bashku me ligjin 9918,  datë  19.5.2008,  “Për  komunikimet elektronike  në  Republikën  e  Shqipërisë””,  të  ndryshuar të cilat me rrëzimin e dekretit kanë hyrë automatikisht në fuqi.

Nga 18 shkurti 2020 AKEP do të mund të vendosë gjobat ndaj portaleve që  parashikohen në në nenin 137, në fund të kreut V, ku pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje:“20. Nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it,  që  lidhen  me  zbatimin  e  akteve/vendimeve  të Këshillit të Ankesave dhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji.”

Sipas kreut V ku do shtohen dhe gjobat për portalet parashikohen se “me gjobë në vlerën deri në 1 000 000 (një milion) lekë, për shkeljet e mëposhtme të kryera nga personi juridik që kryen shkelje”. Është e qartë se shumica e portaleve do deklaronin falimentin me gjobën e parë që do të merrnin.

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës heton operatorët celularë dhe kërkon rikthimin e paketave të vjetra

Ndryshimet në ligjin  nr.  9918,  datë  19.5.2008,  “Për komunikimet     elektronike     në     Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. kanë të bëjnë me përfshirjen e publikimeve elektronike në njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në  fuqi  për  shërbimet  e  medias  në  Republikën  e Shqipërisë. Sipas ligjit, në  nenin  3,  pas  pikës  23  shtohen  pikat  23/1 dhe 23/2 me këtë përmbajtje: “23/1.  “Ofruesi  i  shërbimit  të  publikimeve elektronike” ka të njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të  dhënë  në  legjislacionin  në  fuqi  për  shërbimet  e medias në Republikën e Shqipërisë.

Në nenin 8, shkronja “k” riformulohet si më poshtë:k) administron domain cc.TLD.al, nëndomainet e  tij,  si  dhe  përcakton  me  rregullore  të  posaçme rregulla  të  hollësishme  për  metodologjinë,  pagesat, procedurën  dhe  mënyrën  e  menaxhimit  të  këtij shërbimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.”.

Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:“3.  AKEP-i bashkëpunon   me   AMA-n   në përputhje   me   parashikimet   e   këtij   ligji   dhe dispozitave   të   tjera   nënligjore,   si   dhe   siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA-s, duke detyruar ofruesit e  shërbimeve  të  aksesit  në  internet  të zbatojnë aktet/vendimet  përkatëse  të  këtyre  autoriteteve, sipas  afateve  dhe  procedurave  të  parashikuara  në legjislacionin në fuqi.”.

Është e paqartë se si do vendosen gjobat kur nuk janë miratuar ndryshimet në ligjin për mediat dhe se cilat do konsiderohen shkelje për të cilat AMA do kërkojë ndërhyrjen e AKEP. /Monitor

Tags >

akepAMA